Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes të shkaktuara nga koronavirusi në Gjermani sot e tejkaloi pragun prej 50.000, kumtoi Instituti për sëmundje infektuese “Robert Koh”.
Nga fillimi i pandemisë, instituti i ka regjistruar gjithsej 50.642 raste të vdekjes në Gjermani, prej të cilave 859 në 24 orët e kaluara – numër relativisht i ulët këtë javë.
Autoritetet gjermane i vazhduan masat kufizuese kundër Kovid-19 – shkolla të mbyllura dhe dyqane që nuk shesin mallra për nevojat themelore deri më 14 shkurt.