Mbi 5.000 persona ka arrestuar Rusia gjatë protestës kundër sulmit rus ndaj Ukrainës, në dhjeta qytete gjatë ditës së djeshme.
Sipas “OVD-Info” për ndjekjen e arrestimeve gjatë protestës, policia ka arrestuar të paktën 5.106 njerëz në 60 qytete.
Lideri opozitar rus tanimë i burgosur Navalni u bëri thirrje rusëve të protestojnë kundër luftës, me apel nga qelia e tij e burgut.
Ndryshe 2.394 persona janë arrestuar vetëm në Moskë.
