Mbi 4 mijë të vdekur nga Covid-19 në Suedi

TË FUNDIT

Suedia ka regjistruar më shumë se 4 mijë vdekje nga koronavirusi pas shmangies së bllokimit. Vendi raportoi gjithsej 33 mijë e 843 raste të hënën dhe 4 mijë e 29 vdekje, me një normë vdekjeje që tani qëndron në 399 për milion banorë, transmeton rtv21.tv.

Kjo është shumë më e madhe se vendet e tjera nordike si Norvegjia me 47 për milion, Danimarka në 97 dhe Finlanda në 55.

Por, është akoma më mirë se vendet e goditura në Evropë, të cilat kishin hyrë në bllokim të plotë, përfshirë Britaninë dhe Italinë, të dy me 542 për milion, dhe Spanjën me 615./21Media

error: Content is protected !!