Ministria e Shëndetësisë njofton se deri tani, në ueb faqen për vaksinim anti-Covid janë paraqitur 37.300 persona.
Ueb faqja u lëshua në përdorim ditë më parë, kurse në të mund të paraqite çdo qytetar, por se është sistemi ai që do të selektojë se cilët qytetarë janë me prioritet.
Përveç nga ueb faqja, për vaksinim do të mund të paraqiteni edhe nëpërmjet mjekëve amë.
Sipas planit për imunizim, të parët për vaksinim janë punëtorët shëndetësore dhe personat e moshës mbi 70-vjeç.
