Mbi 35 milionë njerëz të infektuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

TË FUNDIT

Që nga fillimi i pandemisë së korona virusit në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, më shumë se 35 milionë njerëz në të gjithë botën janë infektuar me virusin.

Sipas faqes në internet të “Vorldmeters”, gjithsej 35,167,724 njerëz janë të infektuar me korona virus në të gjithë botën.

Aktivë janë 7,971,757 raste, dhe më shumë se 66,000 pacientë janë në gjendje kritike.

Deri më tani, 26 milionë njerëz janë shëruar dhe 1,038,422 njerëz kanë vdekur si rezultat i Covid-19.

Më shumë të infektuarit ka në Shtetet e Bashkuara – pothuajse 7.6 milionë njerëz, ndjekur nga India me 6.5 milionë dhe Brazili me pothuajse 4.9 milionë pacientë.