Dua Lipa, ka arritur majën e listës së të pasurve nën 30 vjeç në Britaninë e Madhe, sipas revistës Heat, me një pasuri prej 129 milionë funtesh (mbi 146 milionë euro), ajo ka lënë pas shumë emra të njohur.
Pasuria e saj është rritur falë suksesit të turneut “Radical Optimism”, si dhe bashkëpunimeve të suksesshme Përveç muzikës, Dua ka ndërtuar një karrierë të gjerë, duke përfshirë një podcast, një klub letrar dhe aktrimin, duke u bërë një figurë e rëndësishme në botën e argëtimit ./21Media
