Me qëllim zbulimin e hershëm të kancerit, është rritur numrin e kontrolleve mjekësore, pohon Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski. Vitin që lamë pas, sipas tij, janë bërë rreth 13 mijë kontrolle për ndërhyrje totale, ekzaminime të gjirit duke përfshirë mamografinë, ultratingujt, rezonancën magnetike, biopsinë.
“Vitin e kaluar përqendrimi më i madh ishte te patologjia dhe në diagnostikën molekulare, shumë kemi punuar me Institutin e Patologjisë dhe e kemi rritur buxhetin, e kemi rritur buxhetin në ASHAM e kemi kyçur Fakultetin e Shkencave Natyrore të Matematikës në rrjet dhe kemi arritur që të bëjmë përmirësimin e kuadrit, domethënë ka punësime të reja edhe në klinikën për radioterapi dhe onkologji dhe në institutin për patologji, gjithsej 4 specializantë të ri, ky është lajm i mire”, tha Sasho Klekovski.
Klekovski tha se ka përparim të rëndësishëm në patologji dhe diagnostikë molekulare, me rritje të buxheteve për Institutin e Patologjisë dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (AShAM), si dhe përfshirjen e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës (FSNM) në rrjet. Fatkeqësisht, në dy konkurse të shpallura për patolog, asnjë kandidat nuk aplikoi për 5 pozicione pune.
“Pavarësisht kufizimeve të tilla në staf, arritëm që të kryheshin mbi 20 mijë analiza patologjike në vend dhe rreth 2 mijë kërkime molekulare ose gjenetike, ky numër përfshinte sëmundje të rralla, megjithatë, numri më i madh i këtij numri janë sëmundje malinje dhe ajo për të cilën po punojmë më tej është që Instituti i Patologjisë, i cili është ofruesi kryesor i këtyre shërbimeve në vend”, deklaroi Sasho Klekovski.
Klekovski u apeloi të gjithë atyre mbi moshën 50 vjeç të bëjnë kronoskopi.
Tha po ashtu se shpreson që këtë vit Qendra PET do të fillojë edhe me incizimet specifike të prostatës, sepse për momentin këto incizime nuk po bëhen.
Përndryshe, sipas të dhënave nga FSH, në vitin 2025 janë realizuar gjithsej 17.581 kontrolle endoskopike, prej të cilave 7.096 kolonoskopi dhe 9.807 gastroskopi. Për diagnostikimin e gjoksit janë realizuar gjithsej 13.042 shërbime, prej të cilave 7.076 mamografi.
