Mbi 100 urdhër-arreste për shembjen e ndërtesave në Turqi

TË FUNDIT

Zyrtarët në Turqi thanë se janë lëshuar 113 urdhër-arreste lidhur me ndërtimin e ndërtesave që janë shembur gjatë tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit.

Policia turke veçse ka arrestuar të paktën 12 persona, përfshirë edhe kontraktorë të ndërtimit.

Ndërkaq, është rritur pakënaqësia në jug të Turqisë lidhur me përpjekjet e kërkim-shpëtimit në disa vende.

Numri i viktimave të konfirmuara nga tërmetet në Turqi dhe Siri është rritur në mbi 28.000.