Policia e Kosovës prej 26 gushtit deri më 30 dhjetor të këtij viti shqiptoi pothuajse 108 mijë masa ndëshkuese për shkak të mosrespektimit të masave qeveritare për parandalim të përhapjes së epidemisë së Kovid-19, kumtoi portali i Prishtinës “Gazeta ekspres”.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, nga Zyra për informim i Policisë së Kosovës, në deklaratë për portalin thonë se në atë numër janë përfshirë të gjitha masat, pa marrë parasysh veprat për të cilat janë shqiptuar.
“Policia e Kosovës i ndërmerr të gjitha veprimet në pajtim me autorizimet ligjore (…) dhe në territorin e Kosovës prej 26.08 deri më 30.12.2020 shqiptoi gjithsej 107.971 paraqitje në bazë të ligjit, për shkak të mosrespektimeve të ndryshme të masave lidhur me pandeminë e Kovid-19”, informojnë nga PK.
Një nga masat e parapara me Ligjin për Parandalim dhe luftë kundër pandemisë është dënimi prej 35 eurove për shkak të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse, që është sanksioni më i shqiptuar ndaj qytetarëve.
Dënime, në vlerë prej 200 eurove për persona fizikë deri 2.000 euro për personave juridikë, janë shqiptuar edhe për shkak të mosrespektimit të dispozitave ,me të cilat ndalohet organizimi i aktiviteteve të ndryshme, siç janë festat familjare dhe manifestimet të cilat janë sanksionuar me ligj./MIA
