Mbi 100 denarë litri i naftës! Rriten çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që pas mesnatës të rriten çmimet e derivateve të naftës, përcjell TV21. Çmimi i EUROSUPER-95 rritet për 2,50 denarë dhe një litër do të kushtojë 89,00 denarë. Çmimi i EUROSUPER-98 rritet për 2 denarë dhe një litër do të kushtojë 91,00 denarë. Nafta do të rritet për 3 denarë, ndërsa një litër naftë do të kushtojë 100,50 denarë.