Mbi 10 mijë franga false u deponuan në një bankë të Kosovës

TË FUNDIT

Në një bankë në Suharekë dyshohet se janë deponuar 10 mijë e 200 franga zvicerane të falsifikuara.

Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh, ku ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

“Ankuesi mashkull kosovar – zyrtar i një filiali bankar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, punëtor i një këmbimoreje, ka deponuar (dhjetë mijë e dyqind) 10200 franga zvicerane (51×200 kartë monedha) të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport./21Media