Mbeturina, ujëra të zeza dhe erë e keqe/ Me këto sfida përballen studentët për të arritur deri te UNT-ja

TË FUNDIT

Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” janë pa transport publik, për të ardhur deri në fakultet ata detyrohen të vijnë me automjete private, ndërsa problemi tjetër qëndron tek kjo rrugë që po e kalojnë çdo ditë, ku nuk ka as trotuar.

Kjo është rruga të cilën duhet ta ecin në këmbë studentët për të arritur deri te Universitetit Nëna Terezë në Shkup.


Mbeturina gjithandej…


Nuk ka as trotuare, me çka rrezikohen të goditen nga veturat.
Studentët duhet të ecin edhe nëpër ujëra të zeza sepse kjo lagje nuk ka as kanalizim.


Kundërmon erë e keqe që ta zë frymën.


Një pjesë e cila ka trotuar është e bllokuar me automjete të parkuara, ndërsa ty ka të vendosura peshore, në të cilën peshohen pjesë të hekurit për shitje.
Studenti Arbnor Maliqi thotë se UNT është i vetmi universitet shqiptar në Shkup, dhe shprehet i habitur se pse kjo situatë nuk po zgjidhet.


“Realisht problemi i rrugës dhe transportit është një problem i cili po na tangon çdo ditë neve si studentë të Universitetit “Nëna Tereza”, për shkak se nuk kemi transport publik i cili na sjell deri tek Universiteti, mirëpo problemi tjetër i cili shkaktohet për shkak të mungesës së transportit publik është edhe rruga këtu prapa nesh, e cila nuk ka plan të organizuar urbanistik, dhe nuk kemi trotuar ku të ecim. Çdo ditë ne po hasim në vështirësi për të ardhur deri në Universitet.”- deklaroi Arbnor Maliqi student në “UNT”.


TV21 po pret përgjigje nga Higjiena Komunale dhe Komuna e Çairit, se pse nuk pastrohen mbeturinat dhe pse rruga nuk ka kanalizim dhe trotuare!?


Ndryshe ish kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, derisa ishte në pushtet prezantoi një projekt me të cilin parashihej vazhdimi i rrugës Xhon Kenedi deri te Ambasada e Amerikës me 4 korsi dhe trotuare, por me ardhjen e Danella Arsovëskës, ky projekt si duket është lënë anash.