Grupi i Bankës Evropiane për Investim do ta mbështesë rikuperimin social dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor nga pandemia e Kovid-19 me 1,7 miliardë euro. Kjo, siç thuhet në kumtesë, është pjesë e pakos së ndihmës financiare për rajonin në vlerë prej 3,3 miliardë euro që u publikua më 29 prill nga Komisioni Evropian, ndërsa i ndjek përpjekjet e “Ekipit Evropa” për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor.
Shfrytëzuesit e drejtpërdrejtë të paketës së mbështetur nga BE-ja do të jenë sektorët kombëtarë të shëndetësisë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat gjithashtu synojnë përforcimin e sektorëve kombëtar të bankave dhe sigurimin e mbështetjes teknike për realizimin e projekteve të zhvillimit dhe stimulimin e investimeve të nevojshme.
“Për të zbutur pasojat shëndetësore, sociale dhe ekonomike të pandemisë, BEI do të sigurojë burime të reja financiare dhe do të përshpejtojë nënshkrimin dhe shpërndarjen e kredive të aprovuara për klientët nga sektori privat dhe publik i Ballkanit Perëndimor, me ç’rast rreth 600 milionë euro janë dedikuar për sektorin privat”, theksojnë në kumtesë.
“Kundrejt sfidave të mëdha të paraqitura nga kriza e Kovid në kuadër të vetë BE-së, Unioni e ka treguar mbështetjen e tij të palëkundur për vendet e saj partnere dhe angazhimin e saj për bashkëpunimin dhe koordinim ndërkombëtar. Nevojat e mëdha të rajonit mund të përmbushen vetëm me punë ekipore, dhe BEI të kontribuojë në kornizën e investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe planin e ardhshëm ekonomike dhe investues për rikuperim”, deklaroi Verner Hojer kryetar i BEI-së.
Oliver Varhei, komisari i BE-së për fqinjësi dhe zgjerim vlerëson se shtetet e Ballkanit Perëndimor në përgjigjen e pandemisë me Kovid-19 trajtohen si partnerë të privilegjuar dhe vendet e ardhshme anëtare.
Masat e BEI për situata të jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor përfshin: miratimin e mjeteve të reja të synuara me kushte më fleksibël dhe kualifikime të zgjeruara, për të mbështetur sektorin e shëndetësisë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe ndërmarrjet me kapitalizim të tregut të mesëm të prekur nga pandemia, përshpejtimin e shpërndarjes dhe nënshkrimin e transaksioneve ekzistuese, ridrejtimin e instrumenteve ekzistuese për të mbështetur sektorin shëndetësor dhe privat, rritjen e burimeve financiare të disponueshme nga BEI në kuadër të “Kovid Top-up” dhe kualifikim e zgjeruar për projekte nga mbrojtja shëndetësore dhe mbrojtja civile që i promovon sektori publik në pajtim me strategjinë e tij të konfirmuar nacionale për përgatitjen për pandeminë dhe për raste urgjente.
Përveç kësaj pakete të mbështetjes të drejtpërdrejtë,BEI vazhdon të përgatisë projekte, të cilat aktualisht vlerësohen në 2.3 miliardë euro, për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të rajonit bazuar në kapacitetin e tij për të ofruar mjete të qasshme, afatgjata dhe ndihmë teknike për Ballkanin Perëndimor.
Në përputhje me politikën e BE-së dhe përparësitë kombëtare, BEI do të mbështesë projekte që mundësojnë tranzicionin e rajonit në – energji ekologjike të pranueshme, digjitalizimin, lidhjen më të mirë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe punësimin e të rinjve, mbrojtjen e mjedisit dhe rezistencën ndaj katastrofave natyrore, me avancim të njëkohshëm të bashkëpunimin rajonal dhe integrimit ekonomik.
Fokusi kryesor i Bankës së BE-së në sektorin e kujdesit shëndetësor është modernizimi, ristrukturimi dhe përmirësimi i sektorit të shëndetit publik në Ballkanin Perëndimor, me projekte që promovojnë qasje të barabartë dhe përmirësimin e cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve.
Nga BEI në kumtesë thuhet se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë thelbësore për zhvillimin ekonomik, inovacionin, integrimin shoqëror dhe krijimin e vendeve të reja të punës, dhe punësimin midis 60 dhe 80 për qind të popullsisë aktive në Ballkanin Perëndimor./MIA
