Mbështetje e fortë evropiane për integrim të vendit/ Mishel: Mundësi e rëndësishme, nuk guxon që të lëshohet

TË FUNDIT

Në një moment vendimtar për shtetin, në Shkup ateroi kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel. Ai erdhi për të inkurajuar dhe për të siguruar politikën e vendit por edhe opinionin se nëse Maqedonia i thotë “po” propozimit evropian, konferenca ndërqeveritare do të organizohet menjëherë pas disa ditëve.

 “Nëse thoni “po” konferenca e parë ndërkombëtare do të organizohet në ditët në vijim dhe do ta implentojë vendimin e muajit mars të vitit 2020 dhe më pas do të vazhdojnë hapat e tjerë, por do të vazhdojnë menjëherë. Ajo që është më e rëndësishme do të fillojë procesi i skriningut, jo skrining sikur i përditësuar ose shpjegues por skrining bilateral. Ekipet negociuese do të thirren në Bruksel dhe me këtë propozim, qartë diskutojmë edhe për gjuhën maqedonase. Gjuha maqedonase është gjuhë e juaja dhe propozimin e respekton atë. Ligjvënësi I BE-së I gjithi do të jetë i përkthyer në maqedonisht”- deklaroi Sharl Mishel, Kryetar I Këshillit Evropian.

Kryeministri Dimtiar Kovaçevski pas takimit që zhvilloi me kryetarin i Këshillit Evropian tha se me propozimin francez janë mbrojtur linjat e kuqe të shtetit, ndërsa me pranimin e të njëjtit vendi menjëherë do të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian.

Shtoi se askush asnjëherë nuk ka pasur sukses të asimilojë popullin maqedonas dhe kjo gjë nuk do të ndodhë as me propozimin francez. Pas konsultimeve me të gjithë faktorët politik, vendimin për fillim të negociatave ose jo e ka Kuvendi theksoi Kovaçevski. .

 “Kemi propozim që na mundëson menjëherë fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. Kuvendit i takon të vendosë nëse do të sjellim vendim për fillim të negociatave dhe me çfarë përfundime dhe për këtë duhet të bisedojnë përfaqësuesit e partive politike, janë anëtarë me përvojë të Kuvendit dhe si të tillë t’ia japin Qeverisë  që ta zbatojë dhe ta opercionalizojë në lidhje me vendimin që Kuvendi do ta sjell”.- pohoi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Mishel shtoi se mundësia është shumë e rëndësishme dhe nuk guxon që të lëshohet, theksoi se asnjëherë nuk kemi qenë kaq afër BE-së, ndërsa siguroi se do të qëndrojë për të drejtat legjitime të maqedonasve.

 “Jemi të vetëdijshëm për shqetësimin që kanë shprehur disa qytetarë në lidhje me identitetin tuaj kombëtar. Mund të llogarisni në mbështetjen time të plotë si kryetar I Këshillit Evropian se në mënyrë sistematike do të qëndroj pas të drejtave tuaja legjitime dhe kuptohet se raportet e mira nder fqinjësorë janë element i nevojshme në procesin e zgjerimit ashtu siç është për të gjithë partnerët e Ballkanit perëndimor”.- shtoi Sharl Mishel, Kryetar I Këshillit Evropian.

Nga ana tjetër Kovaçevski shtoi edhe njëherë porositi se me propozimin e modifikuar çështjet bilaterale historike  janë të lëna jashtë,  ndërsa protokolli mes Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk është shënuar në kornizën negociuese, por është vetëm një dokument.