Mbathi 22 çorape për 30 sekonda, 14-vjeçarja thyen rekord botëror

TË FUNDIT

Një rast befasues, por mbresëlënës ndodhi kur një vajzë 14-vjeçare kanadeze ka arritur rekord botëror Guinness pasi mbathi 22 çorape në njërën këmbë në 30 sekonda.

Carolena Kruse nga Calgary theu rekordin e mëparshëm me 19 çorape të vendosura nga Aarif Ibn Abdul Halim nga India.

Ajo e vendosi rekordin më 27 gusht të këtij viti.

Adoleshentja mori certifikatën zyrtare këtë javë./21Media