PSG mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve dhe të ndalohet për të transferuar futbollist në merkato.
Kylian Mbappe kërkon 55 milionë euro të papaguara nga PSG dhe kjo gjë mund ta dëmtojë skuadrën parisiene.
Mbappe e ka dërguar çështjen përpara komisionit ligjor të LFP dhe UEFA-s. Në rast sanksioni, PSG rrezikon të humbasë licencën e UEFA-s dhe rrjedhimisht vendin në Ligën e Kampionëve.
Kujtojmë se Mbappe te Reali u transferua falas pasi i skadoi kontrata me PSG-në. Në Madrid Mbappe ka luajtur dy ndeshje zyrtare, fitoi Superkupën e Evropës dhe ka shënuar një gol.
🚨 Kylian Mbappé has contacted the LFP and UEFA to report PSG for not paying him money owed.
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 20, 2024
The Real Madrid star is demanding €55M in unpaid wages and bonuses.
If found guilty, PSG risk being expelled from the Champions League. ⏳
(Source: @lemondefr) pic.twitter.com/00BgLSMK5y
