Mbante trupin e nënës së vdekur në bagazhin e makinës, vajza: S’kisha para për funeralin

TË FUNDIT

Policia ka gjetur trupin e pajetë të 77-vjeçares Concetta Infante të lidhur me shirit ngjitës, brenda bagazhit të makinës së vajzës së saj, që ishte parkuar në shtëpinë ku jetonin së bashku.

Trupi i viktimës, në gjendje të avancuar dekompozimi, u gjet nga vajza tjetër e të moshuarës, e cila jeton dhe punon në Abruzzo. Ajo ishte kthyer në Mondragone sepse prej një jave nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj. Pavarësisht tentativave të ndryshme për t’u lidhur me nënën, ajo merrte mbrapsht vetëm mesazhe ku i thoshte se nuk mund të fliste por ishte mirë.

E shqetësuar ajo ka shkuar në shtëpinë e nënës së saj dhe pasi ka bërë zbulimin makabër ka lajmëruar menjëherë policinë.

Ndërkohë, vajza tjetër 40-vjeçare e të moshuarës po hetohet për fshehjen e kufomës, edhe pse ajo deklaroi se nëna e saj ishte rrëzuar duke goditur kokën mbi një muaj më parë dhe kishte vdekur.