Mbajtja e maskave në ambient të hapur është e dëmshme, pohoi infektologu Velo Markovski në emisionin “Klik Plus”. Ai thotë se gjatë mbajtjes së maskave kur teshtijmë dalin miliardë mikroorganizma, kurse nga ana tjetër nuk lejojmë të dalin nga trupi ynë dhe përmes frymëmarrjes i “thithim” brenda.
“Të mos flasim se mushkëritë janë kontrolluesi kryesor i pH të gjakut. Tash e komprometojmë edhe këtë. Për shkak të kësaj vuajnë edhe fëmijët. Ka fëmijë në moshën 7-vjeçare të cilit i thonë ta mos heqë maskën, ai nuk do ta heqë, por në këtë mënyrë mund të alivanoset. Frymëmarrja e këtillë e rëndon zemrën dhe presionin e gjakut. Kështu që, mbajtja e maskave është e dëmshme, në ambiente të hapura e kam fjalën”, tha Vello Markovski – Infektolog.
Në procedurë parlamentare janë ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje nga Sëmundje Ngjitëse, me të cilin praktikisht do të mundësohet që të hyjë në fuqi njëra prej masave të reja, siç është mbajtja e detyrueshme e maskave në të hapur. Ai mendon se bëhet panik pa nevojë, njerëz që kanë infeksione të zorrëve, mendojnë se e kanë virusin korona.
“Vijnë njerëz me infeksione të zorrëve, me diarreja, vijnë dhe mendojnë se kanë Kovid. Me këtë po bëhet presion ndaj sistemit shëndetësor, presion ndaj atyre pak mjekëve që mbetën”, shtoi Markovski.
Markovski shpjegoi se si duhet të shërohemi nga virusi korona. Ai mendon se mënyrat e kurimit dallohen varësisht nga simptomat, varët nëse keni simptoma të lehta, të rënda apo shumë më të rënda.
“Nëse pacienti ka simptoma të lehta, mjafton të pijë vitamina, të pushojë, të pijë çaj…Nëse komplikimi është bakteriologjik, duhet të kontrollohet për cilin bakter bëhet fjalë dhe të trajtohet bakteri. Nëse pacienti është në gjendje të rëndë, nëse është në kujdes intensiv, atëherë duhet të vlerësohet se kur duhet të vendoset në respiratorë”, tha Markovski.
Ai shpjegoi se test pozitiv pa simptoma nuk është sëmundje, por mund të bëhet fjalë vetëm për infeksion.
