Po të ishte Menduh Thaçi, kryeministër, do të vendoste 24 orë policore pa ndërprerje, ndërsa pas 48 orëve, vetëm 2 orë për të blerë ushqim. Thaçi shton se ora policore nuk ka kuptim nëse qytetarët shkojnë për çaj tek familjarët e tyre dhe nuk mbajnë përgjegjësi për kujdesin e përgjithshëm.
“Mos hajde, është gabim shumë i madh. Do të mbajmë përgjegjësi për vdekjen e ndonjë njeriu të shoqësisë tonë, familjes tonë. Nuk është shaka kjo punë. Nuk ka të shkohet për çaj mbas dreke për kot. Pastaj do të bëhet vonë, se kur do të fillojë të duket , 5 vorrime, 7, 15 vorrime në Shkup, Çair, Studeniçan, Tetovë atëherë do ta shohim se sa keq është puna ”, tha Menduh Thaçi, kryetar I PDSH-së.
Bujar Osmani, zv/kryeministër për çështje evropiane , duke folur për masat qeveritare tha se është më mirë ta teprojmë se sa në fund të vuajmë pasojat.
“Ka shumë të panjohura për këtë ekuacioni të këtij virusi dhe prandaj duhet të jemi të kujdësshëm , ndoshta njerëzit kanë përshtypje se e teprojmë me masa. Unë mendoj se më mirë është në fund të themi e tepruam se sa të qajmë për atë që nuk e kemi bërë dhe për pasojat që mund të shkakton mos marrja e ndonjë mase”, tha Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.
Thaçi gjatë emisionit, akuzoi se në shtabin e emergjencës në Tetovë nuk ka epidemiolog dhe infektolog.
Menduh Thaci: “Shtabi I emergjences kundër Covid 19 në Tetov nuk ka infektolog. Opinioni nuk e di këtë, ministri nuk e di këtë, sepse atë infektologun e konsiderojnë PDSH. Mund të jetë edhe I ndonjë partie tjetër”.
TV21: “Ju po thoni që nuk ka infektolog, ndërkohë ka infektolog por …”
Menduh Thaçi: Sigurisht. Nuk ka epidemiolog, ka një doktoreshë maqedonase epidemiologe edhe ajo nuk paraqitet nëpër konferënca për shtyp.“
Një gjë të tillë mohoi Osmani. Ai tha se në momentin që filloi të rritet numri i të infektuarve në Tetovë dhe vende tjera, menjëherë janë dërguar ekipe shtesë.
“Jo nuk është e vërtetë një gjë e tillë.Në Tetov një epidemiolog vecmë është ,sot drejtori I Institutit për Shëndet Publik, z.Memeti e ka dërguar edhe një epidemiologe, specialist shqiptare në Tetovë dhe një tjetër e ka dërguar në Strugë, që do të thotë nga kapacitete e Shkupit”, tha Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.
Thaçi në Click plus tha se në qytetet ku ka shumicë shqiptare, spitalet janë në një kaos të vërtetë duke e rënduar sistemin shëndetësor.
