Masat e krizës në Serbi mbeten në fuqi! Edhe më tej për hyrje në këtë shtet nevojitet test PCR

TË FUNDIT

Shtabi i krizave i Qeverisë serbe për luftën kundër virusit korona ka sjellë vendim që të gjitha masat ekzistuese të mbeten në fuqi, pasi konsiderohet se po japin rezultate. Shtabi i krizave filloi seancën me qëllim të shqyrtimit të masave të ndërmarra para festave të Vitit të Ri, të cilat ishin në fuqi deri më 10 janar. U diskutuan tre tema kryesore – masat për hyrje në vend, puna e shkollave dhe masat për ekonominë. Për hyrjen në Serbi ende mbetet i detyrueshëm testi negativ PCR për shtetasit e huaj ose izolimin deri sa të marrin test negativ për shtetasit serb. Orari i punës i objekteve hotelerike mbetet deri në orën 20:00 dhe për duqanet deri në orën 21:00. Në Serbi nga sot ka filluar paraqitja e qytetarëve për vaksinim.