Masa të reja “të kombinuara” për Covid-19, do të jenë në fuqi derisa të kalojë hovi i sëmundjes

TË FUNDIT

Masa të reja por të kombinuara do të zbatohen nga 1 maji në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut. Kjo nënkupton se do të zgjatet koha e lëvizjes së qytetarëve ndërkaq do të rritet mbrojtja shëndetësore personale e tyre. Me këtë, ora policore nga kjo javë do të fillojë në orën 19:00.

Bujar Osmani, Koordinator Nacional:                                                                            “Në shtabin qëndror të krizave u diskutua kërkesa që ora policore nga kjo javë të jetë nga ora 19:00 deri 05:00”.

Kjo orë policore do të vlejë për çdo ditë të punës. Gjatë fundjavave do të fillojë të shtunën në ora 13:00, ndërkaq do të përfundojë të hënën në ora 05:00. Më shumë kohë për lëvizje do të ketë edhe për të moshuarit dhe të rinjtë.

“Për të moshuarit, të bëhet lëvizja në vend se nga 10 deri në 12, tash nga 8 në mëngjes deri në 12 pasdite. Do të vazhdohet edhe periudha e lëvizjes për të rinjtë dhe ajo të jetë nga ora 12 deri në ora 16. Qytetarët do të duhet të mbajnë edhe pajisje personale në fytyrë gjatë lëvizjes në ambientet e mbyllura edhe në ambiente të hapura në rast se nuk mund të mbajnë distancën prej 2 metrave”, tha Venko Filipçe, Ministëri Shëndetësisë.

Shkak i propozimit të masave të kombinuara janë statistikat dhe efekti negativ në gjendjen psiko-sociale të qytetarëve.

Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm:
“Duke i pasur parasysh të dhënat statistikore të cilat kanë të bëjnë për personat në të cilat është vërtetuar prani e virusit korona të cilët kanë tendecë të ulur dhe faktin se para nesh e kishim kufizimin e lëvizjes e cila zgjati 85 orë, ku përveç rolit shëndetësor prevenues, kishte edhe ndikim negativ në gjendjen psiko-sociale të qytetarëve, e informoj publikun se sot kam propozuar që të kufizohet lëvizja e qytetarëve”.

U njoftua gjithashtu, masat do të jenë në fuqi derisa autoritet nuk janë të sigurt se gjendja është nën kontroll dhe se ka kaluar kulmi i sëmundjes së Kovid-19. Kulmi pritet të ndodh gjatë fundit të prillit, fillimi i majit.