Masa të reja antikovid sot në Kosovë – karantinë dhe orë policore në disa komuna

TË FUNDIT

Masat e reja për mbrojtje nga përhapja e epidemisë nga Kovid-19 do të hyjnë në fuqi në Kosovë sot në orën 18, duke përfshirë karantinën dhe orën policore në komunat me përqindjen më të lartë të të infektuarve, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas masave të miratuara dje nga Qeveria e Abdullah Hotit, varësisht se në cilën nga tre zonat e rrezikut ndodhen komunat, rregullohet karantina dhe orari i punës së subjekteve ekonomike dhe objekteve hotelierike.

Në Prishtinë dhe gjashtë komuna të tjera në zonën e rrezikut të lartë (Podujevë, Mitrovica e Jugut, Pejë, Gjakovë, Gjilan dhe Ferizaj), gjegjësisht me mbi 150 të infektuar për 100 mijë banorë, vendoset orë policore, gjegjësisht ndalimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 19 deri në orën 5 pasdite.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore, qytetarëve dhe automjeteve u ndalohet hyrja dhe dalja nga këto komuna, përveç personelit shëndetësor, të sigurisë dhe atij juridik dhe studentëve, si dhe qytetarëve me nevoja urgjente dhe operatorëve të punëve publike. Ndalimi i plotë i punës në të njëjtën periudhë vlen edhe për objektet hotelierike.

Nuk do të ketë orë policore në komunat e zonave me rrezik mesatar (76 deri 150 të sëmurë për 100.000 banorë) dhe me rrezik të ulët, me më pak se 75 pacientë për 100 mijë banorë.

Në këto komuna, objektet hotelierike do të jenë në gjendje të punojnë nga ora 5 deri në orën 18, gjegjësisht nga ora 5 deri në orën 20 orë (më pak të rrezikshme), me faktin se pas mbylljes ata lejohen të punojnë me “tejk avej” dhe dorëzimin e porosive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës çdo javë i publikojnë numrat e të infektuarve nga komunat dhe i kategorizojnë ato sipas nivelit të rrezikut.

Vendimi i djeshëm i Qeverisë paraqet ndalim të mbledhjes së qytetarëve në grupe me më shumë se pesë persona në sheshe, parqe dhe vende publike, duke ndaluar tubimet publike, duke përfshirë seminare, punëtori, dasma dhe festime familjare, dhe ceremonitë fetare (përveç në rrethin e ngushtë familjar), si dhe ndalimi i punës në të gjitha tregjet e bagëtive dhe automjeteve.

Qendrat shëndetësore lokale janë udhëzuar, në bashkëpunim me policinë, të forcojnë kontrollin e udhëtarëve, kryesisht duke e matur temperaturën në pikat kufitare, përfshirë aeroportin ndërkombëtar në Prishtinë në vendkalimin kufitar Hani i Elezit (Bllacë) në kufirin me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Një test negativ RT-PCR për Kovid-19, jo më i vjetër se 72 orë, është i detyrueshëm për qytetarët e vendeve me rrezik të lartë, duke mos përfshirë vendet në rajon. Nga obligimi për test lirohen udhëtarët e atyre vendeve të cilët do ta braktisin vendin në njërin prej vendkalimeve kufitare në afat prej tri orësh nga hyrja në të.

Vendimi do të rishikohet brenda dy javësh, “në varësi të situatës epidemiologjike”, tha Qeveria e Prishtinës.

Javët e fundit ka pasur një rritje të dukshme të numrit të njerëzve të infektuar me koronavirus në Kosovë.

Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, dje u krye rekord prej 2.178 testesh, nga të cilat 767 njerëz rezultuan si bartës të virusit. Në të njëjtën periudhë, u regjistruan tetë vdekje të reja, duke e çuar numrin e të vdekurve nga epidemia në 784.

Që nga shpërthimi i epidemisë, virusi është zbuluar në 26.888 nga gjithsej 113.738 të anketuar, ndërsa sëmundjen e kanë mposhtur 16.685 njerëz, nga të cilët 186 pacientë u evidentuan dje.

Pacientët aktivë në Kosovë, sipas informacionit të fundit zyrtar, janë 9.418 persona.