Masa më rigoroze kundër Covid-19 në Itali

TË FUNDIT

Masat e reja më rigoroze të Qeverisë italiane për çrrënjosjen e përhapjes së Covid-19, që dje duhej të votoheshin në Parlament, nuk kaluan sepse në dy votimet nuk kishte kuorum, sepse 40 deputetë nga Partia Demokratike në pushtet dhe Lëvizja pesë yjet janë në karantinë për shkak të virusit korona.

Deputetët që mungonin të cilët janë në vetëizolim do të trajtohen si të jenë në udhëtim zyrtar, dhe pritet që sot të miratohen masat.

Masa për mbajtjen e masës mbrojtëse edhe në vend të hapur edhe pse nuk janë miratuar masat hyri në fuqi, përderisa për personat të cilët nuk do të mbajnë maskë është paraparë dënim prej 400 deri në 1.000 euro.

Masat e reja parashohin edhe testim të detyrueshëm të personave të cilët vijnë nga Belgjika, Holanda, Anglia, Kroacia, Greqia, Malta, Spanja, Parisi dhe edhe shtatë rajone franceze të cilat janë shpallur “zona të kuqe”./MIA