Masa kufizuese për të pavaksinuarit, Filipçe: Nëse nuk vaksinoheni, nuk kemi zgjidhje tjetër

TË FUNDIT

Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë masa kufizuese për personat të cilët nuk do të imunizohen me ndonjë nga vaksinat Anti-covid.

Ne do të mbrojmë shëndetin publik duke futur masa kufizuese për personat e pavaksinuar, por kjo do të diskutohet në gusht nëse procesi i vaksinimit ngec, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filiçe, duke shtuar se kufizimet do të zbatoheshin për fëmijët që nuk janë të vaksinuar.

“Ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç se të sjellim ndonjë formë kufizimi. Ne kemi biseduar dhe do të diskutojmë më tej masat në mënyrë që të mbrojmë të gjithë popullatën dhe ato masa do të zbatohen për të pa vaksinuarit. Kemi parë vitin e kaluar se çka do të thotë të mos kihet vaksinë për një sëmundje, çfarë restrikcione, orë policore dhe kështu me radhë. Po ndjekim shembuj edhe nga shtetet e tjera”, tha Filipçe./TV21