“Martohu me mua”, kërkesat e vajzave në koncertin e Malumës në Tiranë (FOTO)

TË FUNDIT

Maluma “i vuri flakën” Tiranës në koncertin që mbajti mbrëmjen e kaluar me rastin e Ditës së Verës. Por janë disa pamje që i kemi humbur nga fansat ‘e çmendur’ pas yllit me famë botërore. Një vajzë duket që mban një pankartë të madhe ku shkruan: Martohu me mua!

Këto pamje i ka publikuar vetë këngëtari në Instastory gjatë qëndrimit në Tiranë ku ishte vetëm për disa orë dhe më pas u largua.

Performaca e tij ndezi skenën duke i bërë të gjithë të kërcenin dhe këndonin, duke e shijuar në maksimum.

Veshja ishte tipike në stilin e këngëtarit latin, i cili shoqërohej nga trupa e baletit. Ai preferoi një xhup ngjyrë të gjelbër me pantallona gri në shkëlqim të kombinuara me një palë syze me skelet të bardhë.

Trupa e baletit e shoqëroi Malumën duke i dhënë më shumë alegri skenës krahas zërit magjepsës.

Fansat mbushën sot sheshin duke pritur me padurim daljen e tij nga prapaskena.

Maluma po mban turin e tij muzikor në të gjithë botën dhe një ndër vendet ku do të ndalonte për të dhënë koncert ishte Shqipëria.

Koncerti i tij ishte parashikuar të mbahej në po të njëjtën datë para dy vitesh por për shkak të pandemisë së COVID-19 u shty./TCH