Gjatë ditës është paraparë që në Shkup të organizohet “Marsh i Paqes”, për të përkujtuar gjenocidin që u bë mbi popullatën e Srbrenicës. Marshi do të fillojë në ora 18:30 nga Parku i Çairit, dhe do të vazhdojë drejt rrugës “Cvetan Dimov” dhe përfundon tek “Sheshi Maqedonia”.
Pas kësaj, nga ora 19:00 do të vijojë edhe program kulturor në sheshin e Shkupit. “Marshi i Paqes”, organizohet nga Shoqata Qytetare e Boshnjakëve dhe këshilli nacional për manifestimin “Marshi i Paqes”. Përpos kësaj organizata e lartë përmendur, gjatë ditës së djeshme ka organizuar mbledhje komemorative në përkujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.

