Vendet e grupit 20 ekonomi më të zhvilluara në botë për herë të parë arritën marrëveshje mbi një kornizë të përbashkët për ristrukturimin e borxhit shtetëror, duke vlerësuar se kriza e koronavirusit e bën të vështirë për disa vende të varfëra për të përmbushur detyrimet e tyre dhe kanë nevojë për ndihmë.
Për derisa financat e disa vendeve në zhvillim janë shumë të tensionuara për shkak të pandemisë Kovid-19, ministrat e Financave të G20 njoftuan sot se ata kanë nevojë për më shumë ndihmë sesa ngrirja aktuale e përkohshme e borxhit, e cila do të zgjatet deri më 30 qershor të vitit 2021.
Kreditorët kryesorë, duke përfshirë Kinën, pritet të ndjekin udhëzimet e përbashkëta të dakorduara brenda G20, të cilat përcaktojnë mënyra për të zvogëluar ose planifikuar borxhin që konsiderohet i paqëndrueshëm.
Organizatat joqeveritare vlerësuan se marrëveshja duhet të kishte shkuar një hap më tej duke përfshirë vendet me të ardhura të mesme dhe duke detyruar investitorët privatë të pranojnë fshirje.
Drejtoresha ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva e mirëpriti marrëveshjen, duke theksuar se korniza e përbashkët e borxhit të G20 është “hap shumë i rëndësishëm” drejt përmirësimit të strukturës ndërkombëtare të borxhit.
