Marrëveshja për komisionet, e pasigurt, BDI dhe Besa në “luftë” për komisionin për çështje evropiane

TË FUNDIT

Interi gjunjëzoi Milanin

Emocione, gola, sherr, karton të kuq, por në fund triumfon Inter. Derbi i Milanos në Kupën e Italisë vishet zikaltër...

Kosnett: Marrëveshja e Washingtonit mbetet në fuqi

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett ka folur për marrëveshjen e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim...

Donald Trump krijon zyrën e ish-presidentit në Florida

Donald Trump nuk është më president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kjo nuk e ndalon atë të...

Thomas Tuchel do të zëvendësojë Lampardin

Thomas Tuchel është emëruar trajner i ri i Chelseat. Ai vjen në “Stamford Bridge” pas një periudhe dy vjeçare...

Biseda e parë telefonike Putin-Bajden

Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden dhe homologu i tij rus, Vlladimir Putin, për herë të parë pas zgjedhjes së...

Gjatë javës së ardhshme duhet të zgjedhën anëtarët e trupave punues në Kuvend, me çka pas formimit të tyre, Parlamenti do të mund të fillojë me punë. Burimet partiake thonë se ende ka ngecur puna për postin kryesor në Komisionin për çështje evropiane, për të cilin insiston BDI, por njëkohësisht këtë post pret që ta marr BESA. Kryetari i Lëvizjes BESA, nuk deshi të zbulojë se cilin komision pretendojnë ta udhëheqin, vetëm tha se ky është proces dhe se së shpejti do të dihet se cila parti në cilin komision do të marrë pjesë dhe cilat komisione do t’i udhëheq.

“Nuk do të doja të them se ky është problem por është e sigurt se çdo parti dëshirojnë të kontribuojnë në komisione në të cilat vlerëson se më së shumti do të kontribuojnë për qytetarët dhe në këtë pjesë është procesi i negociatave por tani për tani nuk dua të them se kjo është ndonjë problem. D.m.th. nuk ka problem të tillë, sigurisht është proces i negociatave”, deklaroi Bilal Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Në përputhje me numrin e mandateve të deputetëve, koalicionet e udhëhequra nga DPMNE dhe LSDM do të udhëheqin 8 komisione. BDI me 3, ndërsa koalicioni AA-AAA 2 komisione.

Dje edhe nga Kabineti i kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, informuan se pas arritjes së marrëveshjes do të thirret seancë për formimin e komisioneve.

“Kryetari Xhaferi do të thirr seancën për formimin e trupave të punës në Kuvend, në momentin që partitë politike do të parashtrojnë propozim. Deri në këtë moment propozim nuk është parashtruar nga asnjë parti. Sapo të parashtrohet, kryetari do të mund të thirr seancë”, tha Xhaferi.

Për shkak se ende nuk janë formuar komisionet, nuk mund të punojë as Kuvendi për shkak se të gjithë Ligjet duhet të kalojnë në debat edhe në trupat e punës. Kështu që, ende priten të sillen ndryshimet e Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm, me çka do të rregullohet prolongimi i vitit shkollor më 1 tetor, në vend të 1 shtatorit, si dhe shkurtim i orëve të mësimit për 10 minuta.

TË NGJAJSHME