Marrëveshja për fqinjësi, bazë e mirë për tejkalimin e dallimeve Shkup-Sofje, thotë Xhaferi

TË FUNDIT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në margjinat e Sesionit të tetë plenar të AP të PBEJL që mbahet prej më 21 deri 23 qershor të vitit 2021 në Antali, realizoi takim bilateral me Aleksa Beçiq, Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi.

Në takim Xhaferi theksoi se vendet në rajon ndajnë qëndrime të përbashkëta në drejtim të nevojës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, përmes ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal.

Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi i bashkon miqësia tradicionale si edhe lidhjet e mira politike, kulturore dhe ekonomike. Anëtarësimi në NATO dhe ardhmëria e përbashkët evropiane të të dyja shteteve, në mënyrë plotësuese i përforcon marrëdhëniet e ndërsjella.

Ai e përshëndeti përparimin e Malit të Zi në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe angazhimin e Qeverisë të Malit të Zi të punojë në agjendën e BE-së. Në drejtim të integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, ai sugjeroi se presim pritjen e negociatave aderuese me Unionin.

Nënvizoi se mbesim të përkushtuar ndaj Marrëveshjes së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me Bullgarinë prej vitit 2017 si një bazë e mirë për tejkalimin e dallimeve. Kryetari Xhaferi shprehu shpresë se në periudhën e ardhshme do të intensifikohen kontaktet dhe bashkërisht me qasje racionale do të arrihet sukses në kthimin e besimit me çka
do të hapen dyert për fillimin e procesit të aderimit.