"Marrëveshja për drejtësi Kosovë – Serbi diskriminon Komunitetin jo serb!"

TË FUNDIT

Përfaqësuesit e komuniteteve romë, shkali, egjiptas, boshnjak e tjerë, kanë vlerësuar se marrëveshja për drejtësinë e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, shkel ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës duke diskriminuara ata. Madje ata kanë paralajmëruar se nëse ka mundësi do të dërgohet edhe në Gjykatën Kushtetuese për të parë nëse është anti-kushtetuese ose jo.

Megjithatë, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë kanë theksuar se kjo marrëveshje është fokusuar për integrimin e serbëve të veriut, por nuk është përjashtuese për komunitetet tjera.

Gjatë raportimit të zëvendësministrit të Drejtësisë, Lirak Çelaj në komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim tha se marrëveshja për drejtësi parasheh funksionimin e një sistemi unik të drejtësisë në tërë territorin e Kosovës.

Por krejt ndryshe mendojnë përfaqësuesit e komuniteteve jo serbe në këtë komision. Deputeti Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane, tha se haptas vërehet nga statistikat e parapara që përbërja e gjykatave dhe prokurorive do të jetë e përbërë vetëm nga komuniteti serb dhe ai shqiptarë, dhe vërehet qartëse ka shkelje kushtetuese edhe ligjore.

Derisa, ka pasur vërejtje edhe në raportin e Ministrit të Drejtësisë,Hajredin Kuçi, i cili komunitetit Romë, Ashkali, Egjiptas iu ka referuar me RAE, që sipas deputetit Berisha, është shkelje kushtetuese.Duke i parë këto shkelje, Berisha tha se ka mundësi që kjo marrëveshje të dërgohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.Sipas tij, mbi 300 egjiptian janë me përgatitje profesionale, me becheor, me mastar, që kanë studiuar jashtë vendit. Madje, ai tha se mundësi qënë institucionet e Kosovës punojnë persona si egjiptian pasi kanë marr certifikata të rrejshme. Marrëveshjen anti-kushtetuese e ka vlerësuar edhe deputeti,Qerim Bajrami nga grupi parlamentar gjashtë plus, i cili ka shprehur brengen e tij me këtë marrëveshje e cila përjashton pakicat tjera, pos atyre serbë dhe shqiptarë.

Por këtyre kritikave iu ka përgjigjur zëvendësministri Çelaj, cili tha se marrëveshja nuk është përjashtuese për komunitetet jo serbe. “Marrëveshja nuk është përjashtuese ndaj komuniteteve tjera, nuk është përjashtuese, s’është fikse. Kjo ka të bëjë në raport mes serbëve dhe shqiptarëve, por kjo s’do të thotë që numrat nuk do të plotësohen me komunitete të tjera”, tha ai.

Komunitetet jo serbe kanë ngritur edhe më herë shqetësimet e tyre rreth kësaj marrëveshje e cila nuk parasheh asnjë gjyqtarë dhe prokuror nga komunitetet tjera, pos shqiptarë dhe serbë.