Marrëveshja e re, e papranueshme për Mickoskin! Kambovski: Është vendimi ynë nëse do ta ndryshojmë Kushtetutën

TË FUNDIT

Kryetari i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, thotë se sipas tij është e papranueshme marrëveshja e re e gjithëpërfshirëse që duhet ta nënshkruajnë Shkupi dhe Sofja dhe që pritet të bëhet pjesë e  kornizës negociuese. Garancitë që i kërkon  Bullgaria në këtë proces duhet në mënyrë reciproke të  vendosen edhe nga ana jonë, shton Mickoski i cili dyshon se në prapaskenë janë kërkesa shumë më të mëdha se vendosja e pakicës bullgare brenda Kushtetutës. Ai apelon për kujdes.

 “Nëse e nënshkruan dhe nëse e pranon  dhe bëhet pjesë  e procesit negociues, nuk ka më kthim. Atëherë ose do të bullgarizohemi ose do të  bëhemi pjesë e BE-së, ose  do të  negociojmë  pa fund. Prandaj është shumë e  rëndësishme që sot VMRO-DPMNE-ja të sigurojë përkrahje shoqërore nga populli maqedonas dhe qytetarët e Maqedonisë që së bashku të dalim për ta penguar zaevizmin i cili zbatohet përmes Kovaçevskit që ta pranojë këtë zgjidhje dhe e njëjta të  futet në kornizën negociuese“, tha Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

Çështja e futjes së pakicës bullgare në Kushtetutë sipas akademikut Vllado Kambovski nuk ka asgjë  kontestuese. Siç theksoi ai, kjo varet nga vetë ne.

“Të gjitha këto çështjet  në lidhje me  pozitën e  komuniteteve etnike, grupeve etj,  janë çështje e çdo shteti. Ndonjë shtet mund të sugjerojë  diçka, megjithatë  çështja varet prej nesh, nga vendimi ynë, ne kemi mekanizma në lidhje me atë se si zbatohet iniciativa për ndryshimet e Kushtetutës, ky do të jetë vendimi ynë. Nuk e vlerësoj si përzierje për shkak se askush nuk mund të përzihet në të dhe t’ju   tregojë se çfarë  të bëni,  këtë e  bëni ose nuk e bëni vetë ju“, pohoi Vllado  Kambovski, akademik.

Këto ditë ministri i jashtëm Bujar Osmani njoftoi se ka propozim  për dokument  të  ri  i cili do të jetë një marrëveshje e gjithëpërfshirëse mes Bullgarisë  dhe Maqedonisë e cila duhet të bëhet pjesë e kornizës  negociuese, por nuk deshi të zbulojë  detaje prej kësaj marrëveshjeje. Kryeministri  Dimitar Kovaçevski  gjatë periudhës së kaluar përsëriti disa herë  se për identitetin maqedonas nuk do të negociohet.