Marrëveshja e Prespës, SYRIZA e nënshkroi, Demokracia e Re e respekton dhe e zbaton

TË FUNDIT

Në periudhën nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës më 17 qershor 2018, Greqia nga një qeveri e majtë- u bë me qeveri të djathtë, por me rezultatin që të mos ketë ndryshime të veçanta në lidhje me vendin tonë.

Si opozitë, Demokracia e Re nuk e mbështeti marrëveshjen, duke këmbëngulur se ishte kundër interesave kombëtare, duke njoftuar se do të përpiqej të zbuste efektet, dhe tani, dy vjet pas nënshkrimit, partia, e cila për 11 muaj është në pushtet, e respekton atë dhe në të njëjtën kohë mbështet vendin tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Marrëdhëniet me Turqinë nga njëra anë dhe pandemia me Kovid-19, nga ana tjetër, por edhe mendimi se Greqia respekton marrëveshjet që nënshkroi si vend, rezulton se çështjet midis dy vendeve fqinje pothuajse nuk janë më temë e diskutimeve tek fqinj jugor, raporton korrespondendtja e MIA-s nga Athina.

Në media, si në gazeta ashtu edhe në televizione në Greqi, rrallëherë ka analiza ose komente për Marrëveshjen e Prespës, ndërsa zgjidhja mes dy vendeve e hapi kanalin e komunikimit midis Shkupit dhe Athinës, gjë që u vërtetua edhe gjatë pandemisë.

Ministrat e shëndetësisë janë në kontakt, Venko Filipçe në Athinë u takua me homologun e tij grek Vasilis Kikiljas dhe në periudhën e kaluar ka pasur konsultime edhe për hapjen e kufijve.

Me iniciativën e përbashkët të ministrave të jashtëm të të dy vendeve, muajin e kaluar u mbajt një video-konferencë ministrore për të koordinuar dhe forcuar bashkëpunimin midis ministrive të jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE në që janë në afërsi këtij rajoni, në fazën tjetër të ballafaqimit me pasojat socio-ekonomike nga pandemia Kovid -19.

Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis dhe ish-homologu i tij Zoran Zaev janë takuar dy herë, ndërsa Ministrat e Jashtëm Nikos Dendias dhe Nikolla Dimitrov kanë komunikim të rregullt.

Vitin e kaluar, kur u shënua një vit nga Marrëveshja e Prespës, Greqia ishte në një periudhë parazgjedhore, por megjithatë marrëveshja jo si temë kryesore, por gjithsesi ishte në agjendën e polemikave dhe akuzave të ndërsjella midis partive. Në atë kohë, Demokracia e Re ishte opozitë dhe pretendente për pushtet dhe zgjidhja midis Shkupit dhe Athinës u pa si një marrëveshje e dëmshme për interesat kombëtare të vendit.

Një vit më vonë, pothuajse sikur qeveria në Greqi të mos kishte ndryshuar.

Pozicioni zyrtar i Athinës është se marrëveshja tashmë është nënshkruar dhe ratifikuar dhe nuk ka kthim prapa.

Kështu, Qeveria e Demokracisë së Re, me kalimin e kohës, është bërë një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit tonë në rrugën për në BE, megjithëse para zgjedhjeve përmendte veto për të ardhmen evropiane.

Menjëherë pas bllokadës franceze të datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, diplomacia greke i rriti iniciativat e saj për të mbështetur dhe promovuar perspektivën evropiane të Shkupit dhe Tiranës.

Me vizitën në Shkup të Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Dendias dhe zëvendësministrit të Jashtëm të angazhuar për Diplomacinë Ekonomike, Kostas Frankojanis filluan vizitën e tyre në Shkup më 26 nëntor, vitin e kaluar filluan një seri aktivitetesh dhe iniciativash nga Athina.

Pak para vizitës, Ministri i Jashtëm Grek, Dendias, në një deklaratë ekskluzive për korrespondenten e MIA-s nga Athina, shprehu mbështetje të fortë për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Është dhënë mbështetja jonë për fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë së Veriut me BE-në. Ne po punojmë për këtë dhe po ndërmarrim nisma konkrete, në konsultim me të gjithë partnerët tanë në BE, në mënyrë që të marrim një vendim pozitiv në Union sa më shpejt të jetë e mundur. Sigurisht, ajo që nënkuptohet është se Republika e Maqedonisë Veriore nuk duhet të zvogëlojë intensitetin e përpjekjeve për të përmbushur standardet evropiane. Gjithashtu kuptohet që Greqia do të jetë një mbështetëse e fortë në këtë përpjekje”, tha Dendias, duke theksuar se vizita është në një “vend fqinj dhe së shpejti një aleat i Greqisë në NATO” dhe një vend që pret “të jetë edhe një partner i Greqia në Bashkimin Evropian në një të ardhme jo shumë të largët”.

Në kuadër të iniciativës greke përfshihej gjithashtu edhe mëngjesi joformal i punës midis ministrave të jashtëm të BE-së dhe të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë më 9 dhjetor 2019 në Bruksel, si dhe konferenca e nivelit të lartë “Nga Selaniku në Zagreb” në fund të shkurtit.

Marrëveshja e Prespës hapi rrugën për anëtarësimin tonë në NATO dhe dritën e gjelbër nga Brukseli për të filluar negociatat me BE-në.

Edhe pse, kur protokolli i anëtarësimit në NATO u ratifikua në Parlamentin Grek në shkurt të vitit të kaluar, Demokracia e Re, si opozitë, votoi kundër, një vit më vonë, Ministria e Jashtme greke e uroi anëtarësimin tonë në NATO në llogarinë e saj zyrtare në “Tuiter”, duke shtuar se pret bashkëpunim konstruktiv.

“Ne e përgëzojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e saj në NATO si anëtarja e 30-të e Aleancës. Mirë se vini për fqinjët tanë në familjen e NATO-s dhe presim bashkëpunim konstruktiv brenda Aleancës”, shkroi Ministria e Jashtme greke në “Tuiter”.

Kjo ka provokuar reagime nga opozita SYRIZA, e cila ka komentuar qëndrimin e Demokracisë së Re si opozitë dhe tani si qeveri për anëtarësimin tonë në NATO.

Zëdhënësi i SYRIZA-s, Aleksis Haricis në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter” shkroi “më mirë vonë se kurrë”, ndërsa Ranja Svigu, e cila është përgjegjëse për çështjet ndërkombëtare dhe evropiane në sekretariatin politik të partisë, tha se ky ishte një “përkufizim për të bërë salto “./MIA