Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk e ka shfrytëzuar fuqinë e tregut të tij të vetëm dhe se nuk ka ushtruar presion mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje të mirë.
Më tej ai është shprehur se SHBA duhet të jetë ajo që të ketë frikë nga BE.
Ndërsa lidhur me marrëveshjen e arritur BE –SHBA presidenti Macron nuk ka bërë një reagim kritik aq sa ishte ai i kryeministrit francez i cili e quajti marrëveshjen “si një ditë e zezë për Europën”. Më tej shtoi se ka ende kohë për të ndryshuar marrëveshjen.
“Historia nuk ka mbaruar dhe ne nuk do të ndalemi këtu”, ka thënë ai.
