Marigo Iseni Loku sjell ekspozitën “Censure or not censure”

TË FUNDIT

Artistja, Marigo Iseni (Loku), hap ekspozitën personale sot më 28 qershor në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, “Mala Stanica” në orën 20:00.

Me një kufizim dhe metodë sfiduese të frymëmarrjes, artistja vjen me performancë që zbret në thellësi të kaosit emocional dhe tenton të çlirojë prehjen shpirtërore të censuruar nga vetvetja… Kjo performancë sjell gjithashtu lidhjen mes njeriut dhe natyrës.

Ekspozita është kuruar nga Vlora Dermiri, ndërsa titulli i saj është “Censure or not censure”.

Autorja Marigo Iseni (Loku) me këtë ekspozitë mbron edhe temën e magjistraturës në Skulpturë pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin “Kirilli dhe Metodi” Shkup.

error: Content is protected !!