Qëllimin e kemi të qartë, reformat duhet të vazhdojnë tha Bojan Mariçiq zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane. Çdo institucion duhet të jetë në nivelin e detyrës, veçanërisht shtëpia ligjvënëse, sepse integrimi evropian është proces shtetëror dhe ekipor, tha ai duke shtuar se detyrën të cilën e mori kjo Qeveri është e rëndë, por zhvillimi, prosperiteti, ekonomia evropiane dhe standardi jetësor evropian janë prioritet.
“Kuvendi edhe përskaj asaj që do t’i sjellë ligjet do të mundet dhe do të ketë shansin dhe t’i njekë pozicionet e negociatave t’i diskutojë dhe të veproj mbi to. Ne si Qeveri për atë jemi të përgatitur. Kjo krijon një atmosferë edhe për ndryshimet kushtetuese dhe nuk mendoj se do të ngutemi, por kishim një takim liderësh dhe do të ketë një seri takimesh që do të na dërgojnë deri në atë që nuk do të lejojmë që ne të jemi pengesë për euro integrimet tona. Këtë e thash edhe më herët për herë të parë në histori, bllokimi është në duart tona” , tha Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.
