Mariçiq: Regjistrim i popullsisë në prill të vitit 2021, “European Western Balkans”: Numëroni qytetarët derisa i keni

Must Read

Në Zyrën doganore “Tabanoc” në një automjet transportues janë gjetur tetë persona

Në Zyrën doganore “Tabanoc”, efektivë të policisë nga Stacioni policor “Tabanoc” gjetën dje tetë emigrantë në pjesën...

Mariçiq: Do të hartohet ligj mbi gjendjen e jashtëzakonshme dhe ushtarake

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi për ligjin mbi gjendjen e...

Menduh Thaçi do ta ndihmojë “Besën” të formojë grup parlamentar?

Kreu i PDSH-së dhe deputeti i vetëm i kësaj partie në Parlament, Menduh Thaçi, mund të jetë...
- Advertisement -

Pas pothuajse dy dekadave, sipas të gjitha paralajmërimeve, në pranverë më në fund do të dihet sa jemi.

 “Tani nuk ka kohë për të pritur, sepse për një vit do të ketë zgjedhje lokale. Përcaktimi i Qeverisë dhe i Entit Shtetëror për Statistikë është  – Regjistrimi i Popullsisë të realizohet para zgjedhjeve lokale”, u shpreh Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

- Advertisement -

Ai shton se për këtë kanë përcaktim të fuqishëm dhe marrëveshje në koalicion. Ligji i cili u dorëzua në Kuvend para zgjedhjeve, sërish do të futet në procedurë.

Së fundmi, edhe portali “European Vestern Balkans”, ka shkruar se Maqedonia e Veriut dhe Ukraina janë dy vendet e vetme evropiane të cilat nuk kanë pasur regjistrim që nga viti 2010.

- Advertisement -


“Që nga viti 2010, vetëm 21 shtet në botë nuk kanë organizuar Regjistrim të Popullsisë, dy prej të cilave gjenden në Evropë – Ukraina dhe Maqedonia e Veriut. Numri i rasteve vdekjeje në Maqedoninë e Veriut në nivel shtetëror në vitin 2019, e ka tejkaluar numrin e porsalindurve, që ndodh për herë të parë që nga pavarësimi (ndoshta edhe në histori) i vendit”, thonë nga European Western Balkans.

Enti Shtetëror për Statistikë fare nuk i ka ndërprerë përgatitjet për zbatim të një regjistrimi. Po përgatitemi vazhdimisht, kurse për momentin i vetmi problem është sjellja e Ligjit për Regjistrim të Popullsisë, thotë drejtori i Entit.

- Advertisement -

 “Dëshira politike kishte dhe do të ketë gjithmonë, por çështja është a do t’i plotësojmë ose jo. Si institucion jemi të vendosur që ky regjistrim të jetë vetëm operacion statistikor, e jo tjetër. Kishte dëshira që të ketë komision shtetëror për regjistrimin e popullsisë, siç kishte paraprakisht. Trup politik të realizojë regjistrimin. Diçka që nuk mund të pranohet që në fillim. Nëse kjo ishte arsyeja për mossuksesin e regjistrimit të vitit 2011, si do ta zbatojmë përsëri? Së paku të mësojmë nga gabimet”, tha Apostoll Simonovski nga Enti për Statistikë.

Regjistrimi i Popullsisë, që duhej të mbahej në prill të këtij vitit, u prolongua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Pas prolongimit u paralajmërua se i njëjti do të zbatohet në prill të vitit të ardhshëm. Para prolongimit, partitë parlamentare me muaj të tërë nuk mundeshin të arrinin marrëveshje për Ligjin në bazë të të cilit duhet të zbatohet operacioni statistikor.

Regjistrimi i fundit në vend është realizuar në vitin 2002. Në vitin 2011 kishte përpjekje për realizimin e Regjistrimit të Popullsisë, por i njëjti u ndërpre me vendimin e Qeverisë së atëhershme të VMRO-DPMNE dhe BDI. Për këtë rast PPS hapi lëndë, ku u përfshinë lideri i BDI, Ali Ahmeti dhe ish-kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.

- Advertisement -

Në Zyrën doganore “Tabanoc” në një automjet transportues janë gjetur tetë persona

Në Zyrën doganore “Tabanoc”, efektivë të policisë nga Stacioni policor “Tabanoc” gjetën dje tetë emigrantë në pjesën e pasme të një kamioni...

Mariçiq: Do të hartohet ligj mbi gjendjen e jashtëzakonshme dhe ushtarake

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi për ligjin mbi gjendjen e jashtëzakonshme dhe gjendjen ushtarake, duke...

Menduh Thaçi do ta ndihmojë “Besën” të formojë grup parlamentar?

Kreu i PDSH-së dhe deputeti i vetëm i kësaj partie në Parlament, Menduh Thaçi, mund të jetë deputeti që mund të ndihmojë...

“Monstra”, ekspertja e dheut Nikollovska ka përgatitur raport të rrejshëm

Personi ekspert, Snezhana Nikollovska, që ka bërë ekspertizën e dheut për rastin “Monstra” ka përgatitur raport të rrejshëm. Prokurorja...

Presidenti slloven apelon për zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes, që të mos lejohet shtyrja e bisedimeve eurointegruese

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, bën thirrje që në asnjë mënyrë të mos shtyhet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -