Policia Financiare dhe Prokuroria mbetën pa njerëzit kyç në funksionimin e tyre, njëri u suspendua e tjetri dha dorëheqje.
Por zv/kryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq tha se shefi i Policisë Financiare Arafat Muharremi nuk ka dhënë dorëheqje por atij i ka kaluar mandati.
“Unë me sa e di zotëri Muharremi nuk ka dhënë dorëheqje por i ka kaluar mandati dhe vendosi që të mos e vazhdojë, kështu që ky ishte vendimi i tij personal “, tha Bojan Mariçiq-zv/kryeministër për Çështje Evropiane.
Ndërkaq kur u pyet për suspendimin e prokurores Villma Ruskoska ishte më i rezervuar në përgjigjen e tij. Tha se përgjigje duhet të kërkojmë nga Joveski.
“Sa i takon suspendimit të Villma Ruskoskës arsyet dhe argumentet për atë duhet t’i kërkoni në Prokurorinë Publike, sepse vendimi për hapjen e procedurës disiplinore ka ardhur nga këshilli i prokurorëve ndërsa vendimi për suspendim është nga prokurori Joveski dhe ata më mirë i dinë arsyet”, deklaroi Bojan Mariçiq-zv/kryeministër për Çështje Evropiane.
Ditë më parë prokurorja Villma Ruskoska u suspendua nga ana e Ljubomir Joveski, ndërkaq pas disa minutave u b e ditur edhe dorëheqja e shefit të policisë financiare Arafat Muharremi.
Ruskovska për TV24 ka konfirmuar se do të ankohet në Këshillin e prokurorëve publik.
