Po vjen koha e rendit, drejtësisë dhe disiplinës. Ligjet janë sjellur, tani është koha për zbatimin e tyre të shpejtë dhe përfundimtar. Kush nuk dëshiron të respektojë ndonjë ligj do të përballet me ligj. Ndërsa, ne si Qeveri do të jemi partnerë të të gjithë faktorëve në pushtetin ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, si dhe të shoqërisë qytetare, mediumeve dhe grupet e interesit të cilët duan të kontribuojnë drejt ndërtimit të sistemit të drejtësisë i cili do t’u shërbejë qytetarëve.
Këtë e theksoi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në konferencën e sotme për shtyp me rastin e marrjes së letrës mandatuese nga kryeministri Zoran Zaev.
Ai potencoi se drejtësia së bashku me ekonominë dhe eurointegrimet, janë prioritete të larta të Qeverisë në këtë mandat të dytë.
“Në seancën e parë të Qeverisë më është dhënë letra mandatuese nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, në të cilën janë cituar detyrat dhe misionet, të cilat, si ministër i drejtësisë më duhet t’i plotësoj. Në letrën mandatuese janë cituar obligimet dhe reformat të cilat duhet t’i zbatoj, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me gjyqësinë dhe prokurorinë, erointegrimet, Kodin zgjedhor dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve”, tha Mariçiq.
Besimi i opinionit në gjyqësi, siç potencoi, është në nivel të lartë brengosës.
Sipas Mariçiqit, kur qytetarët dyshojnë në funksionimin e shtyllave të shtetit, pasojat janë katastrofale.
Kur qytetarët do të besojnë në vendimet e gjykatave dhe prokurorive dhe kur ata me të vërtetë do të jenë të pavarura, siç theksoi Mariçiq, atëherë ata do të munden edhe më mirë ta kryejnë funksionin e tyre dhe ta kontrollojnë më mirë pushtetin ekzekutiv dhe lokal, do të mund të vendosin barazi para ligjit.
“Misioni im si ministër i drejtësisë, është ta kthej shpresën e qytetarëve përmes rritjes së përgjegjësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit të gjykatësve dhe prokurorëve. Që nga dita e parë e mandatit tim, kam filluar me punë në interes të qytetarëve me qëllim që drejtësia të bëhet e arritshme për të gjithë. Në propozimin tim, Qeveria e miratoi propozim-ndryshimin e Ligjit për taksat gjyqësore, me të cilën taksat gjyqësore zvogëlohen për shtatë herë në taksën maksimale gjyqësore për personat fizik. Me fjalë tjera, taksa gjyqësore maksimale për personat fizik, zvogëlohet prej 48.000 në 6.000 denarë”, tha ministri i Drejtësisë.
Detyra më prioritare, siç potencoi është të zbatojmë reforma të thella dhe thelbësore në gjyqësi, gjegjësisht të fillojmë proces të efikasitetit dhe spastrimit objektiv të gjyqësisë.
Paralelisht me këtë proces, siç paralajmëroi Mariçiq, në fillim të vitit të ardhshëm pritet të fillojë monitoringu i BE-së për rastet gjyqësore nga profili i lartë, rreth 50 lëndë në vit, në të cilën do të marrin pjesë persona profesional nga vendet e huaja por edhe ekspertë vendor.
Me këtë proces pritet, të rritet kredibititeti i vendimeve gjyqësore dhe proceset në tërësi, si dhe përgjegjësia e prokurorëve dhe gjykatësve në lidhje me efikasitetin në veprim.
Ministri i Drejtësisë sot paralajmëroi edhe revizion sipas zgjedhjes së rastit në 5% të lëndëve nga profili i lartë, në raste të cilat janë vjetëruar për t’u konfirmuar arsyeja, etj.
“Misioni im është edhe të vazhdoj me ndryshimet ligjore në bazë të të cilave Prokuroria Publike do të duhet rregullisht dhe vazhdimisht ta informojë opinionin për punën e tyre dhe përparimin në lëndët të cilat i ndjekin qytetarët”, tha ai.
Më tutje, siç theksoi, do të punojë në përparimin e AKMIS-it dhe lidhjes elektronike të gjykatave me prokuroritë publike, komunikim i obligueshëm elektronik me avokatët, përmbaruesit, noterët, ndërmjetësuesit, Agjencinë për kadastër të patundshmërive, Regjistrin qendror, Avokatin e popullit dhe subjekte tjera.
Paralajmëroi se do ti bëjë të gjitha përpjekjet për përforcim kadrovik të gjykatave dhe prokurorive dhe rritje të numrit të bashkëpunëtorëve profesional për luftë më efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjithashtu, të rëndësishme janë edhe ndryshimet e Kodit zgjedhor me të cilin do të vendoset parimi i listave të hapura prej zgjedhjeve të ardhshme lokale. “Zgjedhja direkte do të thotë lidhje më e madhe e të zgjedhurve me bashkëqytetarët e tyre, në vend të lidhjes së fuqishme dhe varësisë vetëm nga partitë politike”, shtoi Mariçiq.
Theksoi se do të kujdeset që bartësit e funksioneve publike dhe nëpunësit të cilët punojnë nën kompetencë të tij t’u bashkangjiten standardeve më të larta për menaxhim përgjegjës dhe etik me institucionet.
Procesi i eurointegrimit, siç theksoi ministri i Drejtësisë, vazhdon me intensitet ende më të përforcuar. “Qeveria, institucionet janë të gatshme për fillim të negociatave me BE-në dhe hapje të kapitujve të parë. Vijon periudha e transformimit dhe evropianizimit të atdheut tonë”, theksoi Mariçiq në konferencën për shtyp.
