Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet eliminatore për Kampionatin Europian 2024 kundër Italisë në Romë dhe kundër Anglisë në Shkup (20 nëntor), përcjell TV21. Mesfushori Tihomir Kostadinov rikthehet në fushë pas shumë kohësh, pas një dëmtimi të rëndë. Në listën e trajnerit Blagoja Milevski për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues janë 25 lojtarë.
Në fjalën e tij, trajneri Milevski theksoi se pret që të ruhet energjia pozitive nga dy takimet e kaluara dhe për momentin përfaqësuesja do të përqendrohet te kundërshtari i parë, skuadra italiane. “Nuk ka ndryshime në listë, dhe më vjen mirë që sërish me ne është Kostadinov, i cili ishte në pauzë të gjatë për shkak të lëndimit. Shpresoj që të gjithë reprezentuesit të jenë të shëndetshëm pas ndeshjeve të fundit që do të luajnë këtë fundjavë” – theksoi Milevski.
Në listën e seleksionuesit Bllagoja Milevski për dy ndeshjet e fundit të ciklit eliminator janë këta 25 lojtarë:
PORTIERËT:
Stole DIMITRIEVSKI – Rayo Vallecano, Spanjë
Damjan SHISHKOVSKI – Doxa, Qipro
Igor ALEKSOVSKI – Rabotniçki
MBROJTJA:
Visar MUSLIU – Paderborn, Gjermani
Todor TODOROVSKI – ZTE, Hungari
Nikolla SERAFIMOV – Fehervar, Hungari
Jovan MANEV – Osjek, Kroaci
Ezgjan ALIOSKI – Al Ahly, Arabia Saudite
Bojan DIMOSKI – Akron, Rusi
Ahmet ILJAZOVSKI – Hvidovre, Danimarkë
Stefan ASHKOVSKI – Radnicki Nish, Serbi
MESFUSHA:
Enis BARDHI – Trabzonspor, Turqi
Tihomir KOSTADINOV – Piast Gliwice, Poloni
Arijan ADEMI – Dinamo Zagreb, Kroaci
Jani ATANASOV – Krakov, Poloni
Agon ELEZI – Varaždin, Kroaci
David BABUNSKI – Mezokoveszd, Hungari
Isnik ALIMI – Sepsi, Rumani
SULMI:
Bojan MIOVSKI – Aberdeen, Skoci
Milan RISTOVSKI – Spartak Trnava, Sllovaki
Darko ÇURLINOV – Burnley, Angli
Elif ELMAS – Napoli, Itali
Erdon DACI – Westerlo, Belgjikë
Aleksandar TRAJKOVSKI – Hajduk, Kroaci
Dimitar MITROVSKI – Varaždin, Kroaci
