Maqedonia të hënën përballet me Anglinë/ Çfarë duhet bërë, për të mos pranuar sërish 7 gola?

TË FUNDIT

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, nesër në mbrëmje e pret Anglinë në ndeshjen e fundit kualifikuese të ciklit për EURO 2024. Në ndeshjen e parë Anglia fitoi 7-0 në Mançester, por çfarë duhet ndryshuar që ky rezultat mos të përsëritet edhe në Shkup.


“Tashmë kemi bërë shumë ndryshime si në përbërje ashtu edhe në mënyrën se si funksionojmë në fushë. Nga cikli i shtatorit dhe nëntorit, me ne tashmë janë lojtarë të rinj, tani jemi në fazën e krijimit të një ekipi.// Është normale kur ke lojtarë të rinj të kesh lëkundje në lojë me rezultate të dobëta dhe të mira, por këto ndeshje kur luani më të mirët në botë janë një shans për të testuar aftësitë tuaja”- Bllagoja Milevski – seleksionues.


Portieri Stole Dimitrievski thotë se ndeshja do të jetë e vështirë, por shtoi se duan të dëshmojnë se ajo disfatë 7-0 në Mançester nuk ishte rezultat real.


“Ndeshja në Old Trafford ishte shumë e vështire për ne, për neve ai rezultat nuk ishte real, duke pasur parasysh kualitetin tonë, por kjo mund t’i ndodh secilit siç humbi Gjeorgjia nga Spanja 7-1, por tani kemi ndeshje të re, shans i ri për të dëshmuar se ne nuk ishim në fotografinë e duhur në atë ndeshje, por tani në terren tonë mund të tregojmë ndeshje më të mirë”- Stole Dimitrievski – Portier.


Rezultati i kësaj ndeshje nuk do të vendos asgjë, pasi Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin ndërsa, Maqedonia ka humbur të gjitha gjasat. Ndonëse Maqedonia ka pësuar disa disfata të thella si ajo me Anglinë 7-0, por edhe kjo e fundit me Italinë 5-2, Milevski shpreson se do të vazhdojë edhe më tutje të jetë seleksionues i Maqedonisë.
Takimi Maqedoni-Angeli zhvillohet të hënën në “Todor Proevski” me fillim në ora 20:45.