Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot komentoi të ashtuquajturën shapllje të Maqedonisë së Veriut si minierë ari për fuqi punëtore nga Gjermania, përcjell TV21. Kovaçevski tha se me anëtarësimin e Maqedonisë në BE, ky fenomen i ikjes së punëtorëve do të zhduket.
“Më parë Kroacia ishte minierë ari për Gjermaninë, para kësaj edhe Polonia, Çekia, Sllovakia, Romania, por edhe Bullgaria, kanë qenë miniera ari për fuqi punëtore për shtete e zhvilluara, anëtare të BE-së. E shihni se vende që nuk kanë qenë anëtare në BE, por që janë bërë anëtare të BE-së, bëhen atraktive për punonjësit tanë që të shkojnë të punojnë atje për paga më të larta. Pse? Sepse me anëtarësimin në BE rritet potenciali ekonomik, aktiviteti ekonomik”, tha mes tjerash Kovaçevski.
