Maqedonia nën aktivitet ciklonik! Reshje të dendura shiu, erë dhe vetëtima

TË FUNDIT

Maqedonia ndodhet nën ndikimin e një aktiviteti ciklonik të shoqëruar me erë të fortë, e cila mbrëmë shkaktoi anulimin e uljes së dy avionëve në Shkup, që më pas u drejtuan për aterrim në Prishtinë. Probleme për shkak të erës së jugut janë regjistruar edhe në Sofje, nga ku avionët janë devijuar drejt Shkupit dhe Selanikut. Nesër pasdite dhe të enjten reshjet pritet të jenë me intensitet më të ulët. Të premten dhe gjatë fundjavës sërish priten reshje më të dendura shiu, lokalisht në formë stuhie me erë të fortë dhe kushte për vetëtima. Nga e diela, temperaturat e mëngjesit dhe ditës pritet të bien ndjeshëm. Në Shkup, vijon një periudhë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu, të cilat në disa pjesë të luginës do të jenë më të dendura. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi i jugut.