Banka Botërore minimalisht, për 0.1 pikë përqindjes e rriti prognozën për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë në vitin 2025. Vitin e kaluar në qershor parashihet rritje prej 2.9%, ndërsa tani parasheh që BPV këtë vit do të jetë 3%. Me korrigjimin e tillë minimal të parashikimeve, kjo mjaftueshëm dallohet nga optimizmi i Qeverisë, e cila parasheh rritje prej 3.7%. Për ekspertin ekonomik Abil Baush korrigjimi i tillë i Bankës Botërore është i pritur për shkak se gjatë ndryshimit të çdo pushteti, rritet optimizmi ekonomik. Megjithatë fakti që korrigjimi është minimal dëshmon se Qeveria e re e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM nuk ka arritur të imponojë pritshmëri më të larta, para së gjithash rreth reformave.
“Më së shumti më frikëson që në raport përsëri theksohen reformat strukturore, përkatësisht reformat potenciale të strukturave që do të ndikonin në rritjen dhe zhvillimin ekonomik…ne këtu gabojmë për shkak se nuk merremi me ato reforma, ne nuk kemi parashenjë të tillë të reformave që do të bënin investime më të mëdha kapitale. Po, Qeveria parasheh 3.7% rritje ekonomike, por nuk është aq e saktë sa Banka Botërore”, Abil Baush.
Baushi është gjithashtu i shqetësuar që raporti thuhet se ekonomitë në rajon janë të ndjeshme dhe të cenueshme për shkak të gjendjes politike, e cila mund të kërcënojë rritjen. Raporti tregon qartë edhe se cilat duhet të jenë prioritetet e reformave, për shkak se nëse nuk ndiqen, do të ishin të kota një pjesë e masave të rritjes ekonomike që i paralajmëron Qeveria.
“Për shembull, politika tatimore. Nëse nuk reformoni politikën tatimore, nuk mund të luftoni ekonominë gri. Është e kotë të investosh 250 milionë euro në ekonomi kur ke 40% konkurrencë të pandershme në vend. Edhe vetë ata po i ngulfisni”, tha Baush..
Baushi beson se investimi i 250 milionë eurove në ekonomi është masë e mirë, por që duhet të pasohet nga masa të tjera integrale që do të lidhin shumë sektorë në mënyrë që të ndihen përfitimet e investimeve. Nëse kjo nuk ndodh, efektet zvogëlohen në mënyrë drastike ose shtyhen për në të ardhmen. Përndryshe, nga Ballkani Perëndimor, Maqedonia do të ketë rritje më të ulët prej 3%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina do të ketë 3.2 %, Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë nga 3.5 %, Kosova do të ketë 3.9% dhe Serbia do të ketë rritje prej 4.2%.