Maqedonia ka gjasa edhe për në Botëror, të hënën në Shkup zbarkon Kombëtarja Gjermane

TË FUNDIT

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ndërpreu serinë e tre barazimeve në ndeshjet kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Botëror, duke fituar 4-0 ndaj Lihtenshtajnit.
Me këtë fitore në transfertë, verdhekuqt ngjiten në vendin e dytë të tabelës në grupin J.
Në pjesën e parë Maqedonia dominoi gjatë tërë kohës ndërsa golin e avantazhit e shënoi Darko Vellkovski në minutën e 39.
Në pjesën e dytë Maqedonia vazhdoi të sulmonte duke shënuar edhe 3 gola përmes Ezgjan Aliovskit 66’, Boban Nikollovit 74’ dhe Çurlinov 83’.

Në dy ndeshjet tjera të grupit J, Gjermania me përmbysje mposhti Rumaninë 2:1, derisa ndeshja Islandë-Armeni përfundoi barazi 1-1.

Ndeshja e radhës për Maqedoninë do të jetë hënën kur në Shkup do të zbarkon përfaqësuesja Gjermane. Kujtomë se në ndeshjen e parë Maqedonia shënoi fitore ndaj kësaj përfaqësuese, andaj gjermanët do të tentojnë të revanshohen.

Sulmuesi Bojan Miovski i cili mbrëmë debutoi në fanellën e Maqedonisë thotë se ndaj Gjermanisë nuk kemi çfarë të humbim.

Bojan Miovski – Futbollist

https://ëëë.facebook.com/footballfederationofmacedonia/videos/150523993956340

0.27

Secili futbollist kënaqet të luaj ndaj Gjermanisë, në atë ndeshje nuk kemi çfarë të humbim. Duhet t’i
Plotësojmë kërkesat e trajnerit dhe mendoj se do të korrim rezultat pozitv.

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Gjermani do të zhvillohet në stadiumin Todor Proevski në Shkup, të hënën me fillim në ora 20:45