Maqedonia jashtë ndihmës për Covid nga BE?! “Non – paper ka por askush nuk e konfirmon”

TË FUNDIT

Ish kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, për TV21 komentoi “non-paper”-in për Ballkanin në të cilin ka zhvendosje të kufijve të shteteve të ish Jugosllavisë.

 “Nëse kjo është e vërtetë dhe nëse me të vërtetë është ashtu, atëherë është skandaloze për shkak të më shumë arsyeve dhe niveleve. Do të them nëse ashtu është dhe nëse vjen vend anëtarë i BE, ndërsa Sllovenia është vend anëtare e BE, ndërsa Jansha është kryeministër i vendit që është pjesë e BE, atëherë kjo në fakt është e habitshme”, tha Jadranka Kosor – ish-kryeministre e Kroacisë.

Srxhan Darmanoviq, ish ministër për punë të jashtme i Malit të Zi, thotë se non paper ekziston, në një mënyrë i njëjti është konfirmuar edhe nga Brukseli, por askush nuk e demanton.

 “E dini si, e dukshme është që ai dokument ekziston, jo vetëm që nuk e demanton askush, por në një mënyrë është konfirmuar nga Brukseli. Në fakt askush nuk dëshiron të nënshkruhet ose të shpallet autor i kësaj ideje, megjithatë është e qartë se nacionalizmi në Ballkan asnjëherë nuk është zhdukur, por me rritjen e populizmit të djathtë në disa shtete edhe u përforcua”, potencoi Srxhan Darmanoviq – ish-ministër i Punëve të Jashtme i Malit të Zi.

Redaktori i RTS Slloveni, Vanja Vardijan thotë se non paper është top temë në Slloveni, por në takimin e mbrëmshëm të ministrave për punë të jashtme të BE, i njëjti nuk ka qenë në rend të ditës.  

 “Pas 7 ditëve në Slloveni ende është aktuale çështja me non-paperin, qeveria e Janez Jansharit përpiqet që ta kamuflojë këtë gjë por pa sukses. Ja sot u paraqit ministri i jashtëm, Logar i cili tha se në takimin e sotëm virtual të ministrave të jashtëm të BE-së nuk u bë fjalë për non-paperin”, theskoi Vanja Vardija – Redaktor i RTS Slovenia.

Korrespodenti i RTS-së nga Brukseli, Dushan Gajiq tha se non-paperi do ta kthejë fokusin drejt Ballkanit perëndimor, dhe kjo mund të jetë e vetmja gjë pozitive në të gjithë këtë situatë.

 “Ajo që mund të jetë punë e mirë në të gjithë këtë debat që u krijua pas paraqitjes së non-paprit është që të kthehet fokusi ndaj Ballkanit perëndimor, të tregohet se sa shpejtë mund të shkojnë punët në drejtim të gabuar dhe të zhvillohet dinamikë negative në rajon”, u shpreh Dushan Gajiq – korrespodent i RTS-së.

Sllovenia vitin e ardhshëm do të kryesojë me BE-në, por redaktori i RTS Slloveni thotë se Maqedonia nuk do të jetë e përfshirë me ndihmën për kovid e cila do të jetë 10 miliardë euro. Ai shtoi se kryesinë e Sllovenisë me BE-në, Jansha do ta shfrytëzojë për vetëpromovim.