Maqedonia e Veriut Kampionatin Botëror “Katar 2022” e nisi me fitore. Maqedonia me rezultat 5:0 e mposhti Liechtenstein në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Goli i parë u shënua në minutën e 7 nga Enis Bardhi nga gjuajtja e lirë, me çka Maqedonia kaloi në epërsi me rezultat 1:0.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, Trajkovski në minutën e 51 shënon golin e dytë duke rritur epërsinë në 2:0. Por pas 3 minutash po Trajkovski shton epërsinë ndaj Liechtenstein duke shënuar edhe një gol tjetër duke thelluar rezultatin në 3:0. Në minutën e 62 Elif Elmas vazhdoi spektaklin e golave që e filloi Enis Bardhi. Me golin e Elmas Maqedonia thelloi rezultatin në 4:0.
Ndërkaq, në minutën e 82 Nestorovski shënon golin e 5 nga penaltia./TV21
