Maqedonia feston 29 vjetorin e pavarësisë, Pendarovski: Në vitet e ardhshme duhet të rrisim standardin e jetesës

Must Read

Kasami: Ministritë me të cilat do të udhëheqë Besa do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Click Plus në TV21, premtoi se dikasteret që do...

Deputetët e Besës asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së – thotë Bilall Kasami në Click Plus

Deputetët e Lëvizjes Besa në Kuvend janë të paraqitur si grup parlamentar i Lëvizjes Besa, kështu deklaroi...

Kasami në Click Plus: Shumica parlamentare do të rritet, deputetë opozitarë do të na bashkohen

Kryetari i Lëvizjes Besa në emisionin Click Plus tha se shumica parlamentare do të rritet. Ai theksoi...
- Advertisement -

 

“Jua uroj Maqedoninë e lirë, sovrane dhe të pavarur”, kështu u shpreh Kiro Gligorov, president i parë i Maqedonisë.

- Advertisement -

Me këto fjalë më 8 shtator para 29 viteve, presidenti i parë i Maqedonisë Kiro Gligorov ua uroi qytetarëve pavarësinë e Maqedonisë. Referendumi në të cilin dolën mbi 75% të qytetarëve rezultoi i suksesshëm për shkak se 96% prej votuesve kanë votuar për Maqedoni sovrane dhe të pavarur.

Presidenti aktual Stevo Pendarovski në urimin e tij theksoi se imperativ në vitet e ardhshme do të jetë standardi më i mirë duke shtuar se rruga aspak nuk është e lehtë.

- Advertisement -

“Demokracia nuk njeh diskriminim në bazë të përkatësisë nacionale apo etnike, nuk njeh ngjyrë të lëkurës, gjini, orientim seksual, prejardhje, përkatësi fetare apo politike, pengesë ose në ndonjë bazë tjetër. Ky vit ishte i vështirë për ne dhe për tërë botën për shkak të pandemisë me Covid-19. Kjo krizë i kaploi të gjitha sferat e jetës duke lënë pasoja të përhershme në mënyrën e të punuarit, në mënyrën se si shoqërohemi dhe si mësojnë fëmijët tanë”, theksoi presidenti aktual Stevo Pendarovski.

Të bashkuar si një familje duhet të ballafaqohemi dhe të rritemi me të gjitha sfidat dhe krizat, ndërsa 8 Shtatori është dita më e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e  shtetit tonë, thotë në urimin e tij kryeparlamentari Talat Xhaferi.

- Advertisement -

“Së bashku po rritemi, ballafaqohemi me të gjitha sfidat, situata, kriza të ndryshme, këtë e bëjmë bashkërisht, si familje, sepse kjo është mënyra më e mirë, kështu jemi më të fortë, të pamposhtur. Asnjë sfidë nuk është aq e madhe sa është fuqia e unitetit, as pandemia me Kovid-19 e cila e kaploi tërë Tokën duke i testuar sistemet shëndetësore dhe ekonomike të shteteve”, potencoi kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Në emër të SHBA-ve dhe popullit amerikan, urim dërgoi edhe sekretari shtetëror Majk Pompeo.

 “Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në RMV ishin të qeta dhe të suksesshme në rrethana të jashtëzakonshme dhe ne i lëvdojmë përpjekjet tuaja për idealet demokratike, transparencën dhe sundimin e përforcuar të së drejtës. Arritjet tuaja do të ndihmojnë në formimin e drejtimit të ardhshëm në rajonin e Ballkanit perëndimor. Derisa festoni, të gjithë njerëzve në Maqedoninë e Veriut u uroj siguri dhe shëndet, së bashku t’i tejkalojmë sfidat e pandemisë me Covid-19. SHBA-të janë aleat i fortë i Maqedonisë së Veriut”, potencoi Majk Pompeo, Sekretar shtetëror i SHBA-ve.

Në referendumin e vitit 1991, jehona e maqedonasve të diasporës, në SHBA, Kanada dhe Australi ku votimi u realizua para kohe, ishte konstatuar se votuesit janë shprehur pozitivisht. Në ditët para referendumit kishte thirrje deri te të gjithë liderët politikë dhe qytetarët, të dalin për të votuar. Thirrjes iu përgjigjën të gjithë përveç partive të bllokut shqiptar të cilët kanë apeluar për bojkot, duke thënë se shqiptarët janë popull të cilit i mohohen të gjitha të drejtat. 

- Advertisement -

Kasami: Ministritë me të cilat do të udhëheqë Besa do të jenë në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Click Plus në TV21, premtoi se dikasteret që do t’i udhëheqë Lëvizja Besa do...

Deputetët e Besës asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së – thotë Bilall Kasami në Click Plus

Deputetët e Lëvizjes Besa në Kuvend janë të paraqitur si grup parlamentar i Lëvizjes Besa, kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall...

Kasami në Click Plus: Shumica parlamentare do të rritet, deputetë opozitarë do të na bashkohen

Kryetari i Lëvizjes Besa në emisionin Click Plus tha se shumica parlamentare do të rritet. Ai theksoi se deputetët opozitarë do t’i...

Kuvendi votoi ndryshimet Ligjore për arsimin fillor dhe të mesëm

Me 61 vota  "pro", asnjë "kundër" dhe 28 "abstenime", Kuvendi miratoi Ligjin për ndryshimet në Ligjin për arsimin fillor dhe me 61...

Parandalohet një incident i ri në Spitalin e Strumicës, pasi që një foshnje 9 muajsh ndërroi jetë

Pasditen e sotme rreth orës 16 në repartin për fëmijë pranë Spitalit të Strumicës ka ndërruar jetë një foshnje nëntë muajsh nga...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -