Maqedonia e Veriut për të dytin vit radhazi nuk do të marrë pjesë në Eurovizion, përcjell TV21. Festivali Europian i Këngës në vitin 2024 do të mbahet në në Malmo të Suedisë. Deri më tani, 37 vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ngjarjen më të madhe të muzikës në Europë, që do të zhvillohet në maj të vitit 2024.
“Radio Televizioni i Maqedonisë e informon opinionin për vendimin për të mos marrë pjesë në Eurovizion vitin e ardhshëm, i cili do të mbahet në Malmo të Suedisë”, thuhet në njoftim./tv21.tv