Analisti politik Albert Musliu, në Click Plus theksoi se vendi ndodhet në një situatë të bllokuar.
Në një tjetër këndvështrim, analisti politik Emir Hasanoviq sugjeron se problemi kryesor është mungesa e një ambienti të shëndetshëm politik brenda shtetit dhe mungesa e përfshirjes aktive të partive LSDM dhe BDI në procesin konsultativ.
Ndërkaq Faton Halili mendon se VMRO-ja pavarësisht se ka shumicën e votave nuk do t’i realizojë ndryshimet kushtetuese, ndërsa sipas tij fajtore është politika shqiptare.
Ndryshe bllokimi i ndryshimeve kushtetuese po ndodh për shkak se kryeministri Mickoski dyshon se ajo nuk do të jetë kërkesa e fundit për anëtarësimin e RMV-së në BE.
