“Maqedonia duhet të krahasohet me Zvicrën”! Certifikata për objektet hotelerike – garanci për respektimin e masave

TË FUNDIT

Në sezonin e ri turistik, përveç protokolleve standarde në vend, objektet hotelerike duhet të plotësojnë edhe rekomandimet globale për pritjen e turistëve, akomodimin, mënyrën e lëvizjes, mirëmbajtjen e higjienës. Certifikatat e veçanta do t’i japë Oda kombëtare hotelerike objekteve që i plotësojnë kriteret. Por, nuk është obligim që t’i posedojnë të gjithë. Certifikatat kanë të bëjnë me ato që presin turistë të huaj. Çmimet në Ohër janë të ulëta, duhet të rriten ndërsa paralelisht me ta edhe përmbajtjet, thotë Kryetari i Odës kombëtare hotelerike.

 “Vlerësoj se nuk duhet të krahasohemi me qytetet detare, por me çmimet e Zvicrës e cila gjithashtu nuk ka dalje në det, ndërsa hoteleria punon me çmime më të larta”, theksoi Zdravko Josifovski – kryetar i Odës Kombëtare Hotelierike.

Maqedonisë i mungon fushatë strategjike për inkurajimin dhe zhvillimin e turizmit, investim në turizëm, thotë Josifovski.

 “Para disa ditëve Kryeministri tha se në Maqedoni do të investohen më shumë se 8 miliardë euro në investime të ndryshme, industri të ndryshme. Është për të ardhur keq që industria hotelerike dhe turizmi më pak janë të përfshirë në këto investime. Më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet nëse dëshirojmë numrat e BPV të rriten nga 1,7 apo 2,2 në 4 apo 5%, siç është në vendet fqinje”, shtoi kryetari i Odës Kombëtare Hotelierike, Zdravko Josifovski.

Për ministrin Bekteshi nuk është problem strategjia, por pandemia. Ai thotë se sektori më i mbështetur është turizmi dhe gastronomia.

 “Në pjesën e strategjisë për zhvillim të turizmit është formuar grup pune në suaza të Qeverisë dhe Ministrisë së ekonomisë, ku janë të përfshira të gjithë odat ekonomike, ku japin propozime të tyre. Unë nuk mendoj se problem është strategjia”, deklaroi Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

Pak më pak se gjysma e objekteve në qendrën më të madhe turistike në vend, Ohër, janë nga mileniumi i tanishëm, ndërsa pjesa tjetër janë para vitit 2000. Ka 100 hotele dhe 1.200 objekte akomoduese në objekte private dhe rreth 100 objekte gastronomike për ushqim dhe pije.